Shqipëria nuk është si Zvicra, ku prostitucioni u legalizua në 1942-in dhe punonjëset e seksit duhet të paguajnë TVSH. Nuk ngjan as me Holandën, Gjermaninë, Austrinë, ose Greqinë, ku ky aktivitet është i ligjshëm, por i nënshtrohet kufizimeve dhe taksave. Në vendin tonë, ekziston një model i ndaluar për prostitucionin, që dënon me gjoba deri në burg punonjëset e seksit, dhe madje edhe klientët. Këtë sjellje e ndajnë vende me një zhvillim ekonomik e demokratik jo shumë të lartë, si Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja-Hercegovina, Kazakistani, por edhe vende më të zhvilluara si Rusia, Serbia, Maqedonia, Kroacia e Lituania. Këto të fundit kanë marrë modelin nga vendet shumë të zhvilluara si Suedia, Islanda e Norvegjia. Megjithatë, duket se sa më shumë ndalohet një aktivitet, aq më të prirur janë grupet e ndryshme ta tentojnë. Rasti i fillim-marsit në Shqipëri, hap një hetim shumë të madh mbi funksionimin e bazave të prostitucionit në vend.
Përveç më të voglës, shtetases me leje qëndrimi spanjolle Yeniffer Lopez, vajzat e tjera mbërritën në Shqipëri në 5 shkurt të këtij viti, sipas verifikimeve të sistemit TIMS. Ka komunikim të vazhdueshëm mes tyre dhe Lopez mblodhi grupin në Durrës për të filluar një aktivitet shumë fitimprurës dhe të palejuar në Shqipëri. Ç’mund të ishte më mirë se prostitucioni, në një vend, ku siç kishte evidentuar më parë 23 vjeçarja, – sepse ishte proceduar më herët në Shqipëri,- të rinjtë e të vjetrit më së shumti, ishin të etur për seks.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.






