Dashi
Duket se po kaloni një periudhë mjaft pozitive për ju i përkisni kësaj shenje. Është pikërisht koha për t’u zgjuar, për t’u shkundur nga një lloj apatie që ju ka kapluar dhe të viheni në dispozicion të atyre që kanë nevojë për aftësitë dhe kreativitetin tuaj të spikatur. Në këtë aspekt do të keni edhe mbështetjen e dyshes Merkur-Afërditën dhe është mire që të shfrytëzoni këtw situate dhe të hiqni dorë nga hezitimi apo nga besimi i pakët te vetja juaj. Një njohje e re mund të jetë edhe shkëndia për një dashuri të re.
Demi
Jeni të tunduar të ndërmerrni një iniciativë të re, por mendimi se ju duhet të arrini në një destinacion të caktuar, pa pasur asnjë ide të qartë se ku mund t’ju çojë ju frenon dhe kjo mund të bëjë të hiqni dorë shumë shpejt. Është Afërdita që stimulon tek ju pikërisht maturinë dhe urtësinë, për të cilat keni aq nevojë një një moment disi të ndërlikuar. Aq më tepër kur mund t’ju duhet t’i besoni dikujt që nuk e njihni aq sa duhet. Ndoshta është më mire të qëndroni në pozita pritjeje sesa të hidhn9i një hap të nxituar.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.