Baret, restorantet, pikat e akulloreve, pastiçeritë, supermarketet…gjithë industria që merret me shitjet me shumicë e me pakicë është futur në një kontroll të plotë: jo nga ato kontrolle ku bizneseve u “dridhen gjunjët” nga prezenca e inspektorëve, por, AKU ka zgjedhur një formë të re bashkëpunimi. Sezoni turistik është në prag, ndaj inspektorët e ushqimit, në gjithë vendin kanë dalë në terren. Takime sensibilizuese e ndërgjegjësuese, si të kontrollojnë cilësinë e mallit që shesin, e si ta tregtojnë atë tek konsumatori fundor. Kjo është edhe sfida e rradhës.
Jemi në fillim të sezonit turistik. Padyshim që 10 milionë turistët e vitit të kaluar, kanë vënë në lëvizje strukturat shtetërore për të qenë në funksion të plotë, pse jo, për të dhënë maksimumin për të ulur rrisqet për turistët.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.
Identifikohu nëse i keni zhbllokuar






