Ashtu si te “Dimri i Madh” i Ismail Kadaresë, edhe ky dimër politik nuk ka ndonjë datë a shpallje zyrtare. Erdhi gradualisht me një seri ngjarjesh që duket sikur e ngrinë marrëdhënien mes pushtetit ekzekutiv dhe shoqërisë.
A do tia dalë Edi Rama të mbajë në këmbë qeverinë e tij në mandatin e katërt? Eshtë pyetja që bëjnë sot të gjithë, kur pas furtunës së fundvitit 2025, nisën përmbytjet e 2026. Politikisht, – këto ditë – pak vetë janë orientuar te qeveria. Ato mund të jenë pjesë e debateve dhe diskutimeve në panele televizive, por më së fundi, dhe këto ia kanë zënë vendin aktualitetit të lajmit të fundit, dhe një tranzicioni të natyrshëm nga SPAK, ku drejtuesi i vjetër i lë vendin drejtuesit të ri, e institucioni nuk ka marrë akoma startin me vrullin që mbylli vitin 2025. “Akoma nuk e keni kuptuar, – tha Edi Rama në konferencën për shtyp në 30 dhjetor 2025. – Ç’ka nuk më vret më bën më të fortë”. Kriza sic duket, nuk pranohet si e tillë. Shefi i ekzekutivit riformulon një provë force. Kryeministri u përpoq të ishte i buzëqeshur, herë herë edhe shpotitës dhe ironik me gazetarët, duke u përpjekur të mos bëjë atë që bën gjithmonë, t’i intimidojë edhe kur bëjnë pyetje. Dhe pse shfaqte një fytyrë të qetë, brenda korridoreve të kryeministrisë të gjithë e dinë se situata nuk është kaq rozë. Korridoret e pallatit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë më të ftohtë se zakonisht; njerëzit më të heshtur; ka ikur energjia e dikurshme; gjithsecili kërkon të bëjë punën e vet, pa e ditur se cfarë surprizash do ti sjellë e nesërmja. Por ekziston një administratë e pasigurt, zyrtarë që presin goditjen e radhës së SPAK, solidaritet publik i dobët e pa një përgjegjësi kolektive. Një qeveri që po mbahet me zor nga procedurat ligjore, pa dëgjuar akuzat publike, që reziston jo vetëm sepse ende nuk ka konsumuar 1 vjetorin, por sepse edhe faktori ndërkombëtar, nga SHBA e deri tek Evropa, e ka mendjen gjetkë, sa te Venezuela e Greenlanda, aq te përfundimi i luftës në Ukrainë. Ku qëndron Edi Rama në këtë puzzle diplomatik-gjeopolitik e realitet politik e social të brendshëm?
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







