Në një kohë kur bota duket se vrapon pa frymë drejt modernes, ka vende që të ftojnë të ndalosh, të prekësh tokën me duar dhe të dëgjosh pëshpërimën e erës mes lisave të lashtë. Imagjinoni një peizazh ku kodrat përqafojnë qiellin, lumi gurgullon si një këngë e harruar dhe ku një shtëpi e vjetër guri, e rrethuar nga pemë ulliri dhe lule të egra, të fton në një botë ku koha është aleate, dhe jo armike. Një vend ku “zanat” e Fishtës së madh, duke sikur kanë lënë gjurmët e tyre në çdo gur, në çdo kafshatë e në çdo buzëqeshje. Ky është Mrizi i Zanave në Fishtë, Mrizi i Altinit dhe Antonit, dy vëllezërve të cilët lanë Italinë për t’ u rikthyer në tokën e tyre.
Pas shumë vitesh pune në kuzhinat e njohura të Italisë, ku gjithçka ishte e saktë, e shpejtë dhe e përsëritshme, Altini ndjeu se diçka i mungonte. Shija pa rrënjë dhe përvoja e ushqimit pa lidhje me tokën nuk e kënaqnin më. Ai vendosi që të kthehet në shtëpinë e gjyshit në Fishtë, t’ i jepte jetë tokës që kishte mbetur për vite e harruar dhe të ringjallte traditat që kishte lënë pas. Bashkë me vëllain e tij, filloi një rrugëtim që sot është bërë simbol i Mrizit të Zanave, një vend ku çdo produkt tregon historinë e tij, çdo pjatë ka rrënjët e saj, ndërsa shija është pasqyrë e tokës dhe e përkushtimit të fermerëve punëtorë dhe fjalëpakë. E nisur dikur me 12 a 13 njerëz, sot, Mrizi numëron plot 100 punonjës dhe 400 fermerë që bashkëpunojnë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







