Më 1 gusht 1990 nga studiot e “Zëri i Amerikës” në Washington Elez Biberaj tentoi për të disatën herë të gjente zëra publikë nga Tirana që flisnin për zhvillimet në Shqipëri. Pas refuzimeve të shumta, zëri tjetër pranoi. Ishte Fatos Nano.
Në nëntor 1992 gjatë pritjes zyrtare në Vlorë për Pavarësinë kam pasur bisedën e parë dhe të fundit informale me Fatos Nanon, tashmë kryetar i PS. Ai më tregoi se kur Biberaj telefonoi ishte në shtëpi dhe me pantallona të shkurtra. E pranova menjëherë intervistën, aq sa tjetri u habit, më tha Nano. Intervista u përcoll të nesërmen me 2 gusht në buletinin special për Byronë Politike. Biberaj kishte lexuar artikullin e Nanos në gazetën zyrtare të (ZP) mw 6 korrik, ku ai mbronte dhe promovonte ndryshimet ekonomike dhe mekanizmin e ri ekonomik. Me cilësinë e profesorit të ekonomisë në intervistë ai tha se “zhvillimet e kohëve tona në Shqipëri, nuk janë as të nxituara, por as të vonuara. Shtrohet problemi: Këto reforma a duhet të ishin apo s’duhet të ishin më të thella dhe më radikale? Për të qenë realistë dhe të njihnim me këtë realizëm kushtet në të cilat ka evoluar Shqipëria deri më sot, unë do të thosha që hapat e hedhur janë të matur dhe krijojnë garanci që ky proces është i pakthyeshëm. Sigurisht ato do të pasohen me hapa të tjerë, të cilët medoemos kërkojnë akumulime sasiore dhe cilësore materiale dhe intelektuale, që nuk mund të krijohen brenda një nate”.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







