Nëse kam një dashuri të veçantë për poezinë e Frederik Rreshpjes, ma ka ngulitur që në bankat e shkollës mësuesi im i letërsisë në gjimnazin “18 Tetori” në Lushnje, Fatbardh Rustemi. Nga leximi i tij fillova të krijoj poezitë e para për dashurinë, natyrën, pyjet, yjet, ujët…sigurisht, sprova me vetmeveten që nuk më çonin askund në zellin për të qenë poetja e vogël e Lushnjes. Më shumë më pëlqente qëmtimi. Më pëlqen edhe sot. Shkruaj me stilolaps dhe zhgarravit librat e shkresat për të theksuar atë që dua të kujtoj më fort.
Këtë dashuri pra, për të lexuar, jo në mënyrë mekanike, por në mënyrë logjike, jo si në gjumë, a më mirë të them si në një trullosje të shqetësuar për të përthithur gjithçka, duke përfshirë këtu me “detyra shtëpie a klase” me lexime me dëshirë apo të detyruar të veprave të Kadaresë, – pra këtë dashuri për librin – ma ka ngulitur mësuesi im i Letërsisë.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.







