Revista Newsbomb – NËNTOR 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al, do të lexoni:
Fatos Nano Legacy / Lideri që i dha formë së majtës moderne dhe la një trashëgimi të pashlyeshme në historinë shqiptare. Nga burgosja politike te rikthimet që ndryshuan rrjedhën e kohës, portreti i një njeriu që nuk u dorëzua kurrë. Tre lidershipë, tre identitete, një epokë e tërë e lidhur me emrin e tij. Kush ishte Fatos Nano përtej pushtetit? Një histori që sfidon kujtesën, ngre pyetje dhe mbetet një homazh i veçantë.
5 milionë euro e 11 majit / Shifrat flasin vetë: demokratët shpenzuan më shumë se socialistët. Në lojën e fushatës, paraja është arma kryesore. Por çfarë fshihet pas këtyre shifrave?
Astrit Kalaja, gjyqtari që luante piano e jepte DREJTËSI/ Astrit Kalaja, gjyqtari që u nda tragjikisht nga jeta. Njeriu që la gjurmë në familje, në Shkodër dhe te çdokush që e njihte. Kush ishte ai përtej togës së zezë? Një rrëfim emocionues nga vajza e tij.
Dossier / Atentatet që përgjakën Tiranën e ’43/ Në hijet e luftës, ekzekutimet e guerilëve ndezën frikë, mit dhe propagandë. Shtypi i kohës shkroi një histori. Por sa prej saj ishte e vërtetë?
Dirigjenti britanik në Shqipëri / Çfarë zbuloi maestro James Ross në Tiranën që e njihte vetëm nga rrëfimet e të atit? Impresionet, befasitë dhe pyetja që i mbeti pezull!
Procesi “Ferreira”, loja jashtë fushe / Historia e lojtares braziliane që u gjend para një “gjyqi” pa gjyqtar e prokuror. A ishte vërtet “test gjinie”… apo diçka tjetër?
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb.al të muajit Nëntor.
Revista Newsbomb - Shkurt 2023 


