Pse ushtarakët zakonisht nderojnë me dorën e ngritur në lartësinë e syrit?
Gjithkush që sheh se si nderohet në përgjithësi ushtrakisht, me dorën e shtrirë në drejtim të syrit, mendon se është një rregull i vendosur për ndonë arsye të caktuar. Por në fakt nuk është tamam ashtu, sepse kjo ka ardhur që nga mesjeta, kur ushtarët mbanin helmeta të pajisura edhe me një çernierë të lëvizshme për të mbrojtur fytyrën dhe sytë gjatë luftimeve. Duke qenë se me helemetat e mbyllura ishte e pamundur të identifikohej ushtari, kur paraqitej para komandantëve, duhej të ngrinte lart në mënyrë që të identifikohej. Dhe thjesht ngaqë kjo vazhdoi për një kohë shumë të gjatë, mbeti si zakon dhe u trashëgua edhe në kohët moderne, kur ushtarët paraqiteshin, ngrinin dorën instinktivisht për të ngritur mburojën e fytyrës, që nuk ekzistonte më.
Pse një kostum femrash i përbërë nga xhaketa e fundi quhet tailleur?
Sepse bëhet fjalë për një veshje grash që në fakt të kujton atë të burrave (më saktë vetëm xhaketa) dhe nisur nga mendësia e dikurshme se vetëm rrobaqepësit burra kishin aftësinë për të konfeksionuar veshje të tilla, e quajtën tailleur, që në frëngjisht do të thotë rrobaqepës (për burra).
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.