Përse fuoristrada legjendare amerikane quhet Jeep?
Kamionçina e famshme e ka origjinën e saj që pas fillimit të luftës së dytë botërore, kur ushtria amerikane e pa të nevojshme të kishte një mjet të tillë të përmasave të vogla, me të katër rrotat aktive dhe që të mund të përdorej gjërësisht në terrene të vështira. Prototipi i parë u prezantua në vitin 1940 nga Bantam Car Company i propozuar si General Purpose (Vehicle) pra mjet për përdorim të përgjithshëm dhe emri Jeep në fakt është pikërisht shqiptimi i inicialeve G. P. (General Purpose). Por janë të shumtë ata që mendojnë se termi Jeep u huazua edhe nga një personazh i famshëm i ciklit të kartonave me Popeye-n, që quhej pikërisht Eugene dhe Jeep me aftësi për të bërë gjithçka. Aq shumë u impresionuan nga paraqitja e makinës në terren ushtarët, sa filluan të quanin Jeep, duke evokuar pikërisht personazhin e famshëm, që ishte krijuar nga Elzie Crisler Segar që në vitin 1936.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.