Pse arushi prej pellushi quhet “Teddy Bear”?
Të gjithë e dimë se sa gëzohen fëmijët e vegjël kur u dhurohet një arush prej peluche. Por jo të gjithë e dinë se pse ky lloj arushi në të gjithë botën njihet si Teddy Bear. Dhe janë më të paktë ata që e dinë edhe pse pikërisht quhet Teddy Bear? Ky emër kaq kurioz e ka prejardhjen nga Presidenti i SHBA Theodore Roosevelt (1856-1919), ose më saktë nga forma e përkëdhelisë më të cilin e thirrnin , Teddy. Po ç’lidhje ka emri i presidentit të atëhershëm të SHBA me arushin peluche? Mund të pyesë me të drejtë çdokush. Në fakt historia filloi më 15 shkurt të vitit 1903, kur shpikësi amerikan Morris Michtom dhe gruaja e tij Rose vunë në vetrinën e dyqanit të tyre të lodrave për fëmijë në Brooklyn dy arushë. Ishin arushët e parë peluche. Por shumë pak e dinë se paraparakisht çifti Michtom I kishtë kërkuar leje presidentit të atëhershëm të SHBA, Theodore Roosevelt, nëse do të mund të përdorni nofkën e tij, pra Teddy, për t’i quajtur kështu arushët. E që nga ajo kohë arushi i famshëm quhet Teddy Bear. Por nga e kishte marrë frymëzimin shpikësi Morris Michtom për të përdorur nofkën e presidentit për t’i dhënë emrin arushit të tij? Në fakt kjo lidhej me një episod që kishte ndodhur më parë gjatë një gjahu ku presidenti Roosevelt, që njihej si një gjahtar i thekur e shumë i zoti, ishte treguar vërtet shumë i mëshirshëm. Ai kishte hasur me një ari të madh brun të plagosur e të katandisur si mos më keq, të cilin shokët e gjahut të presidentit e kishin lidhur pas një peme. I prekur nga kjo, presidenti Roosevelt nuk e vrau arushin por e la të lirë (ndonëse dikush tjetër rrëfen se e vrau për t’ia lehtësuar vuajtjet). Ky epiod mori dhenë dhe gazeta Washington Post e dates 15 nëntor 1902 e dha lajmin, sipas të cilit presidenti Theodore Roosevelt kishte refuzuar t’i jepte goditjen e fundit në ariu të plagosur e të lidhur pas pemës. Lajmi bëri bujë, ndërsa karikaturistët e pasqyruan ngjarjen sipas stilit të tyre, duke e paraqitur ariun e madh si një arush të vogël e të lidhur. Që nga ajo kohë pra arushi me peluche njihet si Teddy Bear.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.