Pse një xhup lëkure muk mund të jetë xhiboks?
Në të folurën e përditshme dëgjohet shpesh që një lloj xhupi lëkure të cilësohet si xhiboks. Nuk dihet me siguri nga e kanë psonisur këtë lloj termi, por ky lloj emërtimi për këtë lloj veshjeje ka gjetur një përdorim të gjërë saqë të gjithëve u duket normale e pakkujt i shkon në mend së bëhet fjalë për një gabim trashanik. Ka shumë të ngjarë që origjina të jetë një përshtatje apo një përkthim krejtësisht i gabuar e pa vend nga giubbotto (xhup italisht) me asociacionin juke-box (që shqiptohet pikërisht xhuboks) që në fakt nuk ka të bëjë fare me asnjë lloj veshjeje, por thjesht është një lloj aparati. Bëhet fjalë pra për një aparat që riprodhon muzikë e që është përdorur gjërësisht në vitet 60-70 e e më pas nëpër lokale të ndryshme publike. I pajisur me një lloj mekanizmi, shfrytëzohej nga klinetët në lokale për të dëgjuar muzikën e prefereuar duke përdorur monedha apo xhetona. Nuk ka asnjë lidhje pra juke-box me xhiboks që përdoret krejtësisht pa vend për xhupin. Prandaj duhet bërë kujdes se t’i thuash kam veshur një xhiboks një të huaji, që e di mire ç’është një juke-box do habitet. Është njësoj si të thuash kam veshur një impiant hi-fi apo magnetofon…
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.