Pse për njerëzit që nuk i shquajnë mire ngjyrat thuhet se janë daltonikë?
Ky defekt tashmë i stërnjohur që konsiston kryesisht në mos dallimin e disa prej ngjyrave. Një defekt që natyrisht që ndoshta është i vjetër sa vetë njerëzimi, por që u zbulua, në rrethana kurioze (të paktën kështu thotë legjenda), nga kimisti, fizikani e meteorolugu anglez John Dalton (1766-1844). Kështu John Dalton, në rrethana krejt rastësore e hasi këtë defekt të shikimit tek vetja e tij, kur në rastin e një feste quakerësh, (në lëvizje e krishtere puritanësh) kishte blerë një pale çorape, që ati ishin dukur në ngjyrë kafe të errët por që në fakt rezultuan ngjyrë të kuqe të ndezur. Pasi e vuri re këtë, filloi ta studionte deri sa në vitin 1794 arriti në t’i bënte përshkrimin e parë shkencor këtej defekti, që pikërisht për nder tij e kanë quajtur daltonizëm. Me qëllim që të vazhdoheshin më tej studimet rreth këtij defekti, Dalton shprehu vullnetin e tij që pas vdekjes, sytë t’i hiqeshin e të studioheshin. Dhe në fakt edhe sot e kësaj dite sytë e tij ruhen në Manchester Literary and Philosopical Society. Në saj tij pra u bë i njohur ky defekt që duhet thënë se është I përhapur. Nga daltonizmi ka vuajtur Mark Twain, aktori Ruther Hauer, Bing Crosby por edhe Bill Clinton, Keanu Reeves, Mark Zuckenberg etj.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.






