Pse thuhet sozia për dikë që është kopja e një tjetri
Të gjithë kur nuk besojnë se një personazh i njohur nuk është ai që paraqitet në publik por dikush tjetër që ngjan shumë dhe për këtë arsye përdoret për ta zëvendësuar thonë se është sozia e tij. Kjo sidomos kur bëhet fjalë për diktatorë që nga frika e ndonjë atentati të mundshëm kundër tij, përdorin njerëz me karakteristika të përgjithshem të ngjashme e me pak trukim e paraqesin në publik për ti zëvendësuar. E siç është bërë zakon thonë se nuk është filan diktator por sozia e tij. Pse sozia? Origjina e kësaj fjale na vjen nga lashtësia, ose më saktë nga letërsia e lashtësisë. Ishte Plauti ai që në komendinë e tij të famshme Amfitrione. Komedia në fjalë flet për aventurat plot peripeci të Jovit, apo Jupiterit për t’u lidhur me një grua vdekatare, pra jo perëndeshë, siç ishte Alkmena, gruaja e mbretit Amfitrioni. Komedia tregon se si Jupiteri i kamufluar si Amfitrioni ndërkohë që ky ishte në luftë, hyn në shtëpinë e Alkmenas. Për çdo të papritur, Jupiteri la rojë te dera Merkurin, i cili për të mos u njohur, mori pamjen e Sosias (Sozia) që ishte shërbëtori i tij. Ndërsa sipas mitit. nga bashkimi i Jupiterit dhe Alkmenas lindi Herkuli, nga kjo komedi lindi edhe një term që vazhdon të përdoret edhe sot e kësaj dite: sozia.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.