Revista Newsbomb – TETOR 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Tetori gri i kancerit/ Gratë dhe fëmijët presin ilaçet që nuk vijnë kurrë, ndërsa pas dhimbjes së tyre fshihet një pazar milionash. Kush guxon të luajë me jetën e njerëzve? Një marrëveshje që trondit themelet e shëndetësisë! Zëra që kërkojnë ndihmë për jetën, rrëfime që të rrëqethin shpirtin
Joana Qeleshi, fytyra njerëzore e ligjit! Avokatja që drejtësinë nuk e mësoi në shkollë, por e trashëgoi në gjak. Nga bankat e shkollës, në sallat e gjyqeve dhe deri te drejtimi i Shoqatës së Avokatëve Penalistë. Njihuni me Joanën, gruan që e bën ligjin të ketë shpirt, forcë dhe dinjitet.
Opinion nga Arbi Laçi/ Një gol në Serbi, një tjetër në Suedi, dhe një komb që gëzon me dy zemra. Tetori kuqezi që na bashkoi në festë apo… na kujtoi sa të ndarë jemi?
Flamurtarët e 9 Nëntorit/ Pesë bashki, një betejë politike që ndez gjithë vendin. Socialistë, të pavarur e një kandidat rebel përballen më 9 nëntor. Kush do të bëhet flamurtari i vërtetë?
Kamioni që rrëzoi komunizmin/ Një derë e thyer në ambasadë, një familje që priti me ankth dhe një djalë që s’u kthye më. Historia e Fatos Kacelit, njeriut që i dha “një dorë” rrëzimit të komunizmit
Bac, u kry! Historia u shkrua në Serbi, Botërori na pret. A jemi gati për ëndrrën amerikane? Përgjigjen e di Ansi Agolli, në rrëfimin special për revistën Newsbomb
Zëri që s’plaket kurrë! Irma Libohova, gruaja që i ka dhënë muzikës shqiptare më shumë se një jetë. Një rrëfim plot dritë, dashuri dhe kujtime. Arti që nuk njeh moshë!
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb të muajit tetor!
Revista Newsbomb - Mars 2023 


