Revista Newsbomb – SHKURT 2026
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni
Haga me shije Moske/ Si u ndërtua një gjykatë mbi një narrativë? Nga rezolutat e Strasburgut te akuzat kolektive ndaj luftës çlirimtare, rruga e “sallatës ruse” kaloi përmes politikës evropiane dhe dyshimeve për ndikim lindor. A po gjykohet Kosova mbi fakte apo mbi një recetë të përgatitur diku tjetër?
Drejtësia me 6,900 Euro/ Nga një kërkesë në dyert e Gjykatës Kushtetuese te një përplasje e ashpër politike, debati për pagat e gjyqtarëve po trondit ekuilibrin mes pushteteve. A është kjo betejë për dinjitet institucional apo një tjetër diversion para publikut?
Fermeri përballë qeverisë/ Bujqësia në mbrojtje apo në harresë? Një përballje me kryeministrin nxori në pah krizën e vjetër të fermerëve. A është bujqësia realisht prioritet i qeverisë?
Letrat e Parisit, kur Shqipëria negociohej pa qenë e pranishme/ Nga Esat Pashë Toptani te Faik Konica, dokumentet e 1919-s zbulojnë betejën për zërin e një shteti të brishtë në një Evropë që po rivizatohej. Kush fliste në emër të Shqipërisë?
In Memoriam, Rezarta Reçi, Daimona e heshtur e medias shqiptare/ Një homazh nga Flutura Açka për një jetë të përkorë, një miqësi pa zhurmë dhe një prani që nuk shuhet me largimin fizik.
Aulon Naçi, një partiturë në ndërtim/ Nga master-class-et te publiku i ri, një institucion historik po kërkon të rindërtojë energjinë e vet. A është kjo një reformë e heshtur e skenës shqiptare?
6 vite pritje për 100 ditë e Ramës/ Ligji i sponsorizimeve mbetet peng i deklaratave dhe drafteve që nuk bindin. A do të lindë mekanizmi që e kthen sponsorizimin në sistem?
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb.al të muajit Shkurt.
Revista Newsbomb - Dhjetor 2022 


