Revista Newsbomb – QERSHOR 2026
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Përtej Zvërnecit, kur flamingot zbritën në shesh/ Ajo nisi si një betejë kundër një projekti miliarda eurosh dhe u shndërrua në revoltën e një brezi. Kush janë flamingot që po sfidojnë Shqipërinë e vjetër?
Republika e Protestave, çdo brez ka revoltën e vet./ Nga rrëzimi i bustit të diktatorit te Zvërneci, protestat kanë shoqëruar çdo etapë të tranzicionit shqiptar. Pse çdo brez shqiptar e gjen veten sërish në shesh?
35 Vjet PS. Po sot, Shqipëri, pa m’thuej si je?/ Festa e një partie që feston ditëlindjen përballë një shoqërie që kërkon përgjigje
Zvërneci, shansi i tretë i Shqipërisë/ Pas Porto Montenegro-s dhe Club Med, një tjetër projekt gjigant premton të ndryshojë hartën e turizmit shqiptar. A do ta kapim këtë tren apo do ta humbasim sërish?
Saranda që pret botën/ Kryebashkiaku Olti Çaçi rrëfen transformimin e qytetit që synon të jetë destinacion në çdo stinë, mes investimeve, turizmit dhe një jete që nuk ndalet me verën.
Filmi për t’u shkëputur nga lëmosha/ Mes debateve dhe pritshmërive, kinemaja shqiptare përballet me zgjedhjen më të madhe të viteve të fundit: të mbijetojë apo të bëhet industri?
Në Play-Off Kuqezi/ Nga Nikshiqi në Pragë, vajzat e Armir Grimës kanë thyer çdo parashikim. Për herë të parë, Kombëtarja siguron një vend në play-off-in e Botërorit. Po sikur ëndrra më e madhe të jetë ende përpara?
Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb të muajit Qershor.
Revista Newsbomb - Prill 2022 


