Revista Newsbomb – QERSHOR 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Artan Lame, Amaneti i fundit. Jeta mes trashëgimnisë, koleksioneve, politikës, familjes e miqve të një shqiptari të rrallë që donte shtetin. Pasuria që na la Artan Lame në 58 vitet e jetës së vet, MUZEU i GARDES
Post zgjedhje 2025: Ku janë zhdukur drejtuesit kryesorë të qarqeve të Partisë Demokratike. Analiza e plotë: pse humbën aq shumë emrat më në zë të kampit blu?
Shaban Murati, diplomati që nuk rresht së botuari edhe pas ikjes: fjalët e fundit “Antitabu” të një diplomati për kombin
81 vjeç, por SALI BOLLATI është dëshmi e gjallë e masakrave të ushtrisë greke kundër komunitetit çam. Historia e trishtë e familjes Bollati rrëfyer në vet të parë nga i mbijetuari i masakrës ndaj shqiptarëve të jugut
Ku po shkon ekonomia shqiptare me kaq shumë ndërtime? Banka Botërore bën skanerin e shifrave: ka rritje ekonomike, por është thelluar pabarazia mes shtresave të shoqërisë. Si shfaqet vendi ynë në raport me vendet e rajonit
Elton Deda, kantautori që ka energjinë e një 22 vjeçari rrëfen për projektet e reja. Si ia del të jetë “IN” në situatën e sotme të komercializmit dhe konsumizmit…
Për më shumë shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes prej 20 qershorit dhe shkarkoni aplikacionin tonë për lajme që ju duhen e kur ju duhen!
Revista Newsbomb - Shkurt 2023 

