Revista Newsbomb – KORRIK 2026
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Lufta me Bulevardin / Një incident në Zvërnec ndezi revoltën më të madhe qytetare të viteve të fundit. Për 50 ditë, qeveria u vu nën presion dhe opozita humbi terren. Çfarë ndryshoi dhe çfarë pritet tani?
Albanian Files, çështjet e debatueshme / Përtej estetikës së kullave dhe projekteve ikonike, libri hap debatin për pushtetin, urbanizimin dhe interesin publik. Kush po vendos si ndërtohet Shqipëria?
Vajzat e humbura/ Nga bullizmi te dhuna virale, historia dhe video që nxori zbuluar dështimin e familjes, shkollës, policisë dhe institucioneve. Kush duhej t’i kishte dëgjuar më herët?
Librazhdi, përtej rrugës kombëtare / Kryebashkiaku Mariglen Disha rrëfen transformimin e qytetit, investimet që kanë ndryshuar infrastrukturën dhe turizmin që po sjell vizitorë gjatë gjithë vitit.
Plagët që nuk mbyllen kurrë / Nga Paramithia e vitit 1944 te Tregu Çam në Tiranë, historia e jashtëzakonshme e Fadil Nuriut, njeriut që i mbijetoi masakrës dhe rindërtoi jetën nga e para.
Koço Kota, kryeministri pa varr / Historia e një prej figurave të shtetit shqiptar, rrëfyer nga nipi i tij. A ka ardhur koha që Tirana ta nderojë me një rrugë?
Botërori që nuk shihet/ Rekorde, surpriza dhe prapaskenat e turneut që ndryshoi përgjithmonë Kupën e Botës. Çfarë fshihet përtej 90 minutave të lojës?
Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb të muajit Korrik.
Revista Newsbomb - Tetor 2021 


