Revista Newsbomb – JANAR 2026
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni
Dimri i madh i Edi Ramës / Qeverisja gjendet në një fazë heshtjeje dhe pasigurie, me një administratë që pret lëvizjen e radhës. Mes krizës së brendshme, SPAK-ut dhe një vëmendjeje ndërkombëtare të shpërqendruar, a po hyn qeveria e Edi Ramës në provën më të vështirë të mandatit të katërt?
7 arsyet ku çalon paqja fiskale / Një marrëveshje e përkohshme mes shtetit dhe biznesit që s’fal borxhet. Me 2.1 miliardë euro detyrime, a po krijon paqja fiskale zgjidhje apo probleme të reja?
Toka jonë, nën vizionin e Altin Prengës / Emigranti që la Italinë për t’u kthyer te rrënjët, duke i dhënë jetë fshatit dhe fermerëve të harruar. Nga Mrizi i Zanave në Fishtë te “Bukë & Gjath” në Tiranë, një histori që tregon si tradita dhe puna kthehen në model suksesi.
Bilal Xhaferi, poeti që trembte pushtetin / I përndjekur nga diktatura, i ndjekur deri në SHBA dhe i ndarë nga jeta në rrethana të dyshimta. Pse një shkrimtar u kthye në armik të regjimit?
Fatos Nano në bilancin e historisë / Nga gjenetika dhe njeriu i ri, te politika dhe trashëgimia socialiste. Profesori Et’hem Ruka në një bisedë pa filtra që shkon përtej kohës dhe polemikës
Rrëfimi special i 21-vjeçarit Alis Kallaçi / Si lindi “Nan”, balada që preku miliona shqiptarë dhe u kthye në zërin e një plage të përbashkët. Nga Shkodra në skenën e RTSH-së e drejt Eurovizionit, historia e një zëri që foli për nënën dhe ikjen.
Në fushën e Dukës/ Më 16 shkurt, futbolli shqiptar voton mes vazhdimësisë dhe një kapitulli të ri. Dy Europianë, investime dhe peshë në UEFA, a flasin faktet për një tjetër mandat të Armand Dukës?
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb.al të muajit Janar.
Revista Newsbomb - Maj 2023
Revista Newsbomb - Prill 2022 


