Revista Newsbomb – GUSHT 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Linda Rama në një intervistë ekskluzive tregon jetën familjare në fillim të mandatit të katërt: surprizat në familje me mbesën e sapolindur dhe komentet mbi aksionet e vrullshme të qeverisë në sezonin e pushimeve. Cfarë mendon për uljen në gjunjë të Edit ndaj Giorgia Melonit dhe bisedat me zonjën e parë të Francës Brigitte Macron
Vetëvrasja e partive të vogla pas sherrit Lapaj – Shabani. Si ka qenë historiku i tyre në vite. Pse nuk i kanë mbijetuar tranzicionit “të vegjlit”? katër analistë komentojnë situatën politike
Skandali i Mikrokredive – kompromisi i fundit i SPAK. Si u zhgënjyen nga hetimet “viktimat” e skemës mashtruese. Prokuroria nuk ia doli të gjejë dëmet e shkaktuara në vite
Turizmi shqiptar mes bukurisë dhe kaosit. A ka shkaktuar “trauma” te bizneset fushata e prishjeve të ndërtimeve pa leje?
Aurela Gaçe, zonja e pamoshë e Skenës rrëfehet për projektin e fundit televiziv. Kush janë ambiciet e saj dhe pse ka vendosur të mos marrë pjesë në festivale
Kadare në dosjet që hapi vetë/ një vit pa shkrimtarin por jehona e veprës rikthehet me rrëfimet e hartës së trazuar të Shqipërisë, Ballkanit dhe Europës.
Humbja dërrmuese e Shqipërisë me Serbinë nën komentin e ish-basketbollistes Elektra Zykaj: Ku janë plagët e këtij sporti? Fajtorët e heshtur dhe një rezultat që ngre këmbanat e alarmit.
Këto dhe shumë të tjera do ti lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb të muajit gusht.
Revista Newsbomb - Prill 2022 


