Revista Newsbomb – DHJETOR 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni
Intervista Ekskluzive/ Rrëfimi i fundit si kryeprokuror i Altin Dumanit. Jeta personale e pasionet e kreut të SPAK, por edhe detajet e punës 3 vjeçare. Fati i dosjeve të bujshme, i perceptimit të politikanëve dhe qytetarëve te SPAK dhe rezultatet. A është takuar Dumani me kryeministrin Rama?
35 vjet Parti Demokratike, dje ishin pardesytë e bardha, sot më shumë thinja e më pak ndjekës. Çfarë po e gërryen përditë e më shumë forcën më të madhe politike të opozitës?
Historia e trishtë e Ymer Begesë, djaloshit 26 vjeçar që u ekzekutua nga regjimi komunist. Zbardhen dosjet e sigurimit për familjen Begeja. Tregtarë të kohës, të shkolluar jashtë vendit, vëllezërit Begeja u përballën me represionin e pamëshirshëm të komunizmit
Paqe fiskale apo favorizim të investitorëve strategjikë? Çfarë parash pritet të hyjnë në ekonominë shqiptare? Kush janë përfituesit më të mëdhenj të ligjit të fundit të miratuar nga qeveria?
Richard Deagon, një ndër pesë skulptorët më të famshëm botërorë hap ekspozitën e tij në Shqipëri, në Tiranën me kulla të larta dhe me një kryeministër artist. Britaniku rrëfen përshtypjet mbi arkitekturën e kaosin urban
Anna Gjebrea, magjia e festivalit “Kënga Magjike”. Vajza e Arditit që ecën në gjurmët e të atit. A do të vazhdojë karrierën artistike apo ishte një shkëndijë e vetme në karrierën e saj rritur mes artit?
Tirana “pa frymë”. Analisti Ylli Aga skanon klubin më të titulluar në Shqipëri. A do munden bardheblutë të kapërcejnë gropën e thellë ku kanë rënë?
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb.al të muajit dhjetor.
Revista Newsbomb - Korrik 2022
Revista Newsbomb - Mars 2023
Revista Newsbomb - Janar 2023
Revista Newsbomb - Shkurt 2023 


