Pse një raketë amerikane quhet tomahawk?
Bëhet fjalë për një raketë që mund të mbajë mbushje bërthamore në pajisje të trupave amerikane dhe të NATO-s. Pasi lëshohet me anë të një motori ndihmës apo një rakete tjetër Tomahawk hap disa krahë dhe pasi fiket motori ndihmës hyn në funksion një lloj turbohelike. Dhe ndërsa raketa merr një shpejtësi prej 800 km\orë sisteni i saj i drejtimit e drejton atë drejt shënjestrës me ndihmën e një radar-lartësimatësi. Por pse ka pikërisht emrin Tomahawk? Sepse origjina e saj vjen nga një lloj sëpate lufte që përdorej dikur nga indianët e Amerikës në luftë. Tomahawk pra vjen nga gjuha e amerikanëve indigjenë, apo lëkurëkuq siç u thoahin dikur, që do të thotë pak a shumë të rrëzosh apo të shembësh. Sëpata fillimisht ishte ne kokë prej guri e më pas me kokë prej metali. Luftëtarët vendës e vërvitnin atë me shumë precizion dhe goditnin armikun. Pikërisht për shkak të një fare ngjashmërie me mënyrën e lëshimit mbi objektiv, raketën, amerikanët e quajtën Tomahawk.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.






