Revista Newsbomb – Tetor 2024
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Shëndetësia me kancer/ Onkologjiku nën akuzë për barna e skandale doktorësh. Por a ka shembuj pozitiv? Historia e Ilda Kokonozit, vajza që vazhdon lufton për veten e familjen.
Ervin Salianji, në “burgun e fjalës”. Si nisi karriera e politikanit të djathtë. A ishte “dosja Babale” një kurth? Ditët e tij brenda qelisë dhe takimet me familjarët e miqtë
Kamza dje dhe sot: Nga një kënetë – në një qytet! Vizioni i Rakip Sulit që ndërtoi një park artificial vetëm me fondet e bashkisë, e po ashtu e pastron vetë qytetin, pa tendera. Lekët i harxhon për kopshte e çerdhe
Ethem Ruka, profesori i socialistëve “skanon” forcën e vet politike: Edi Rama ka edhe gabime, por po rigjeneron PS dhe do të përdorë “xhaketat e vjetra” për të mbledhur vota
Kush po kërkon të mbyllë skandalin e mikrokredive? Hetimet gjysmake të prokurorëve që “harrojnë” telashet e huamarrësve dhe mbrojnë “njerëzit me pushtet” të bankave
Tritoli që çoi drejt vdekjes Enea Thomaraj, “plagosi rëndë” dy prindërit Arturin dhe Luljetën: Një baba që qan nën zë dhe ulëret për ndihmë
Dossier/ Lufta do para, dhe britanikët sollën në Shqipëri 500 kilogramë florinj për të mbështetur partizanët. Po kush “i hëngri” dhe si u harxhuan.
Kol Idromeno i panjohur. Intervista e piktorit të famshëm shqiptar në korrik 1910 me çiftin zviceran Eugene dhe Helene Pittard. Çfarë tregonte Idromeno për Zojën e Shkodrës dhe kujtimet e sjella në një libër të ri
“Tbilisi kuqezi”, zjarri i madh ka ndezur Shqipërinë e Nëntorit të futbollit dhe festave. Si ndryshoi loja e kombëtares, nga një ndeshje në tjetrën dhe çfarë pritet në vazhdim!
Revista Newsbomb - Qershor 2022 

