Revista Newsbomb – SHTATOR 2025

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

Diella e Ramës dhe fijet që lëvizin qeverinë/ Risi apo lojë politike? Prezantimi I ministres virtuale ndez diskutime të nxehta. Një anëtare e padukshme zë më shumë hapësirë se kabineti i katërt i Ramës. A do të arrijë ta luftojë korrupsionin në tendera?

Shtatë humbje, asnjë ndryshim në PD/ Pas 35 viteve, Sezon i ri, avaz i vjetër. Ëind of Change oshëtiu në qiellin e Tiranës, por për demokratët era e ndryshimit nuk fryn më. Ku po shkon forca që dikur solli përmbysjet e mëdha?

Strategjia e re për plehrat/ Harrohen miliona eurot e inceneratorëve që futën në burg ministra e deputetë. Rama shpall strategjinë e re për mbetjet. Çfarë fshihet pas këtij plani?

Lahuta e Fishtës, që sfidoi kohën dhe mbijetoi për 40 vite. Çfarë fsheh ky testament i rrallë i kulturës shqiptare? Një thesar unik i shkruar me dorë

Dhimitër Anagnosti – regjisori që nuk vdes kurrë. Një jetë mes artit dhe dinjitetit… profili i njeriut që la gjurmë të pashlyeshme në kinemanë dhe kulturën shqiptare

Bojken Lako, artisti rebel mes dy botëve/ Nga tranzicioni i viteve ’90 deri te epoka e inteligjencës artificiale… A mundet teknologjia të sfidojë artin? Një portret ndryshe, ku muzika bëhet mesazh

Në USA me tranzit nga Serbia/ Shqipëria fiton me brishtësi ndaj Letonisë, por kritikat mbizotërojnë mbi entuziazmin. A do t’i rezistojë skuadra kuqezi sfidës më të madhe të tetorit?

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në numrin e ri të revistës Newsbomb të muajit shtator!

Category: