Revista Newsbomb – Shtator 2024

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

Mbetjet toksike po rikthehen në Shqipëri. Si nisi odiseja e anijeve me 100 kontenierë me lëndë helmuese të kompanisë Kurum? Një histori ping-pongu institucionesh e kompanish private që përsëritej prej muajsh me radhë nga porti i Durrësit

Megaskandali me censusin 2011 për Komunën Xarrë në Konispol. Kush ishin “kokat e Xarrës” që luajtën me dy porta për ta nxjerrë fshatin e portokalleve një zonë minoritare

Malësia e Madhe, një Zoj e randë që zgjoi këtë verë turistët nga mbarë bota. Njihuni me më të bukurën e Bjeshkëve dhe konkursin me Xhubleta. Po si do të ndryshojë zona në të ardhmen?

Eva Buzo, australiania, mbesë e inxhinierit të Harvardit që sfidoi Otranton në emër të shqiptarëve të humbur, rrëfen veten: Si e njoha unë Shqipërinë!

Dossier/ Një raport i CIA-s në vitin 1949 është deklasifikuar dhe nxjerr të vërtetat e Shqipërisë në syrin e amerikanëve. Përpjekjet titanike për të mbështetur rezistencën e përçarë

Nuk do ta besoni, por Tirana e viteve ’30 të shekullit të kaluar, kishte Kabare dhe jetë qejfi të gjithëllojshme. Mediat e kohës tregojnë sesi argëtoheshin shqiptarët në fillimshekullin e kaluar

Silvana Braçe, spikerja ikonike e Festivaleve Shqiptare na prezanton familjen, jetën, suksesin. A e ka ndryshuar skena Silvanën, apo ajo vendosi standartin e vet përpara publikut?

Për më shumë, shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes dhe në duart e gjithë abonenteve që prej 20 shtatorit

Category: