Revista Newsbomb -Shtator 2023

500 L

Disa nga titujt që do të mund të lexoni në këtë numër:

Fatos Nano/ Profili i një politikani epokal që dergjet në shtrat që prej fundit të gushtit. Jeta e njeriut që liberalizoi politikën shqiptare

Nafta e Shpiragut – Ëndrra e një dite vere apo rezerva për të ngrënë me lugë floriri? Intervistë me inxhinier Gjergji Foton, “babain-studiues” të nëntokës shqiptare

Familja Mulleti/ Saga e dhimbjes së familjes së ish-prefektit rrëfyer nga ish-mbesa e tij Fatbardha. Kalvari i vuajtjeve dhe kërkesa për rivënien në vend të dinjitetit të familjes

Jasir Asani/ Një gjuetar goli si shkupiani që po sjell surprizën kuqezi. Historia e jetës së varfër të një futbollisti me zemër të madhe

Zonjat e “Prime Time”/ Çfarë pritet të sjellin në këtë sezon Erla Mëhilli, Beti Njuma, Eni Vasili, Grida Duma e Pranvera Borakaj

Lili Cingu/ Këmbët e një balerine që vallzojnë ende. Si e sheh sot teatrin e operas dhe si arriti të qëndrojë për një kohë të gjatë në majat e skenës

Kategori: