Revista Newsbomb – Shkurt 2024

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

EKSKLUZIVE, Edi Rama rrëfehet: Çfarë do të bëjë pas detyrës së kryeministrit? Çfarë mendon për bashkëpunëtorët e afërt dhe të larguar; miqtë; familjen? Po për SPAK e BKH-në? Çfarë vendi i rezervon vetes në stolin e historisë së Shqipërisë…

Ndërtesat e Larta/ Kontradiktat e ekonomisë së kullëzimit. Nga milionat e metrave të ndërtuar, tek mijëra shtëpitë e pashitura…

Eltar Deda/ Doktori që po kuron nëntokën shqiptare në krye të Albetrolit. Sfidat e reja të industrisë së naftës shqiptare

Biblioteka Kombëtare/ Dija e humbur në arka bananesh. Si është gjendja e institucioneve kryesore të kulturës kombëtare të vendit

EMA ANDREA në një rrëfim të gjatë për veten dhe gruan si “viktimë e vetes”. Kush është receta e saj për bukurinë natyrale dhe zërin magjik!

Kreu i Federatës së Kosovës Agim Ademi flet për sfidat e futbollit kosovar: Shqipëria të mësojë nga Kosova për ligjin e sponsorizimit në sport

Uljanova e Parukeve/ Duhet të njiheni me gruan që kujdeset për fëmijët me leucemi e gratë e vajzat me problemet e kancerit

Fotografia e parë shqiptare: Nga Marubi në Shkodër, tek studiot e reja të sotme, sfida me aparat në dorë për të pasqyruar realitetin

Category: