Revista Newsbomb – Qershor 2024
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Big Albania/ Kombëtarja shqiptare shkruan historinë në Gjermani. Si u përgatitën kuqezinjtë për këtë Europian, rekordet dhe statistikat e veçanta, dilemat dhe gjetjet e Sylvinhos, por çfarë na pret në të ardhmen? Drita e shpresës për Botërorin sa vjen e bëhet më e fortë!
Gramshi, qyteti shumë pranë Tiranës ku përveç ujit me kripë, mund të gjeni gjithçka tjetër! Një rrëfim special nga kryebashkiaku Besion Ajazi
Dorëzimi i butë i vulës/ Të gjitha tezat që çuan në njohjen zyrtare të Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike. Çfarë ndodhi që lideri historik ia doli të rimerrte logon, vulën dhe emrin?
FMN dhe Banka e Shqipërisë/ Si u përfshi Fondi Monetar Ndërkombëtar në një fushatë mediatike në mbrojtje të Bankës së Shqipërisë?
Shqipja ulet këmbëkryq mes elbasanllinjve të Athinës/ Festimet e 115-vjetorit të Normales së Elbasanit në Athinë, Rilindja e Gjuhës Shqipe për Fëmijët Shqiptarë në Diasporë
Vodhën arin e shqiptarëve për të bërë dhëmbë floriri/ Si u dënua Ramiz Alia për shpërdorim detyre
Rrëfimi i Aleko Likajt: Takimi me Petro Markon, Dhimitër Shyteriqin dhe Dritëro Agollin. Çfarë kërkonin tre shkrimtarët në Cërrik? Gazetari-shkrimtar na tregon Petro Markon në një dimension real të jashtëzakonshëm
Rebelimi i Delvinës, Tronditja e Qetësisë së Shqipërisë në 1937. Kush ishin vëllezërit që dështuan në kryengritjen kundër Zogut?
Zamira Kita/ Rrëfehet aktorja që i ka dedikuar një jetë skenës dhe familjes, balancimi i pasioneve dhe emocioneve në çdo hap të karrierës