Revista Newsbomb – PRILL 2025

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al, do të lexoni:

Zonjat që nuk kërkojnë lavdi, por bëjnë histori/ Pas çdo lideri ka një grua që ka luftuar më shumë se ai. Kush janë ato që kanë ndikuar në politikën shqiptare pa qenë kurrë në qendër të vëmendjes? Nga Linda Rama te Liri Berisha, “zonjat punëtore” të 11-majit e deri te ato aspak publike

Ekonomia që varet nga importet/ Nga buka te teknologjia. Një ekonomi që mbijeton nga jashtë dhe nuk mbron dot të vetën. Kush e ka në dorë zgjidhjen dhe a ka ende kohë?

Todi dhe Fatos Lubonja/ Një histori e jashtëzakonshme: 13 vite burg pa asnjë takim mes babait dhe të birit. Çfarë ndodhi në burgun e Spaçit? Letrat nga qelia zbulojnë një dhimbje të heshtur.

Tinka Kurti – “Zoja e Randë” në vetmi/ Nga skena që e adhuronte, te korridoret e heshtura të një azili në periferi të Tiranës. Çfarë po ndodh sot me aktoren më të dashur të shqiptarëve?

Neritan Liçaj, qytetari që nuk pranon të heshtë/ Aktori që luftoi për teatrin, për artin, për të vërtetën. Një rrëfim special për pasionin, dhimbjen, rebelimin dhe dashurinë në skenë

Superiore, kampionati që s’pyet për fanelë/ Skenare të çmendura në futbollin shqiptar, ekipe për tituj dhe skuadra për mbijetesë. Cila do ia dalë në fund?

Për më shumë shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes prej 20 prillit dhe shkarkoni aplikacionin tonë për lajme që ju duhen e kur ju duhen!

Category: