Revista Newsbomb – Nëntor 2024

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

Amerika zgjedh presidentin e 47-të. Donald Trump si “patronazhist” apo “qëndrestar”? Gabimet e politikanëve dhe prespektivat e mandatit të dytë

Who’s next?/ Mazhoranca dhe Opozita në lupën e SPAK për të pandehurin e radhës. Deputetë, kryetarë bashkish, ministra dhe ish Ministra në bankën e të akuzuarëve. A po pastrohet politika nga krimi?

“Deputeti që duam”, të rinj dhe të reja drejt Partisë Socialiste. Sa të rrezikuar janë “veteranët” dhe pse po tenton Edi Rama të rigjenerojë këtë forcë politike për zgjedhjet 2025?

Çfarë po ndodh me pensionistët? 70 përqind e tyre në kufijtë e mbijetesës, një realitet i harruar dhe si qeveria gabon me politikat

Vlora “Zonja e Shtëpisë” për Nëntorin e Flamurit/ Nga qyteti i Ismail Qemalit – në qendrën e festave dhe projekteve të ardhshme! Vizioni i Ermal Dredhës duke transformuar qytetin dhe shtruar themelet për të ardhmen

Dossier/ 80 vjet çlirim, çfarë zbuluan britanikët për largimin e mistershëm të gjermanëve? Sekretet e Inteligjencës dhe dështimi i misionit në 1944

Hasmëritë që Tronditën Tiranën e 1800-s/ Historia e konflikteve të harruara të fiseve të kryeqytetit, Rezarta Delisula sjell librin e ri

Serbia dhe Kosova peng të situatave politike. Rrëfimi special i artistit serb, pikëpamjet politike dhe thirrja e fortë për qeveritarët

Çfarë ka akoma për Rozana Radin? Intervista e këngëtares që ringjall shpresën dhe ndjenjat e humbura, një histori dashurie dhe muzike që nuk mbaron kurrë

Për më shumë shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes dhe në duart e gjithë abonentëve që prej 20 nëntorit.

Category: