Revista Newsbomb -Nëntor 2023
500 L
Në numrin e 27 të Revistës Newsbomb.al do të mund të lexoni:
Emocionet e një kombëtareje që bëri krenar gjithë shqiptarët: nga statistikat e lojës tek “era Silvinjo”. Si arritën kuqezinjtë të triumfojnë të parët në një grup jo shumë të lehtë
Ermal Dredha, kryebashkiaku i qytetit të Flamurit fton vizitorët anembanë trojeve shqiptare të ngrenë Flamurin në Vlorë në këtë 28 Nëntor: Ju pret një festë e paharruar
Si u arrit te dita e pavarësisë? Lufta e fisit të Vlorajve deri në ditën kur u ngrit flamuri. Nga kërkesa për dënim të Ismail Qemalit e deri tek raportet që shpallin Shqipërinë “më vete dhe të pavarur”
Po kush janë 40 firmëtarët e aktit të pavarësisë, të njohurit dhe ata të harruarit “me qëllim” nga historia. Fundi tragjik i shumicës prej tyre
“Uno kryqzimo, due kryqzimo – Berlin” – E vërteta e banderolës që bëri xhiron e rrjeteve sociale. Rrëfimi i Florit, djalit nga Lushnja që bëri “gol” me batutën e shndërruar në hit
Historia e trishtë e Aurora Dibrës, nga përdhunimi në moshën 10 vjeçare tek dhuna e familjarëve. E më pas, një fund i lumtur. Të gjitha rrëfimet për jetën e vet, i sjell në librin “Kutia e Errët”
Me vrap drejt panairit, nga shkrimtarët te politikanët. Kush ishin risitë e këtij edicioni dhe pse pati një interes të shtuar të publikut për Librin
Myfarete Laze – një rrëfim për kohën e ndaluar. Si arriti të shkëlqejë në skenë shkodrania me biografi të keqe. Kujtimet e diktaturës që nuk i zbehin shkëlqimin me zërin e veçantë
Krenaria e Kuçovës, shkëlqimi dhe shkatërrimi i “uzinës së avioneve”. Nga remonti i avionit të parë në ’78-ën, tek kujtimet e inxhinierëve