Revista Newsbomb – MARS 2025

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al, do të lexoni:

Basti i Edi Ramës me brezin e ri: Kryeministri zgjedh skuadrën e 11 majit, xhaketat e vjetra në fushë, emra të rinj në listat e sigurta. Po reformohet apo po tregon stabilitet PS?

Berisha bën zgjedhjet e tij, Të rinjtë në provë, të vjetrit në garanci. Listë hallesh për 11 maj, një revolucion i munguar apo një llogari e ftohtë?

Tre ditët e para mes demokracisë dhe tmerrit/ Shqipëria mes shpresës dhe frikës. Zgjedhjet e 31 Marsit 1991 dhe tre ditët që ndryshuan historinë

Forcat e Armatosura, një udhëtim mes armëve dhe strategjive që mbrojtën Shqipërinë/ Nga e shkuara tek e ardhmja, Ministri Pirro Vengu tregon vizionin e ri të mbrojtjes shqiptare

Arabia Saudite, resortet që të lënë pa fjalë/ 17 vite më pas, një rikthim mes ndryshimit dhe modernes, përshtypjet e një udhëtimi mes së vjetrës dhe një të ardhmeje futuristike

Mundësia e Erald Kaprit/ Nga fëmijëria mes vështirësive te politika si mision. Erald Kapri, kandidati i ri që sfidon establishmentin

Leonard Bombaj, artisti që të mbush me mirësi/ Nga fshatrat e Vlorës në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrëfimi i një jetë të jetuar mes pasioneve dhe sfidave

Për më shumë shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes prej 20 marsit dhe shkarkoni aplikacionin tonë për lajme që ju duhen e kur ju duhen!

Category: