Revista Newsbomb – Janar 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al, do të lexoni:
10 vjet Newsbomb, festa që i bashkoi të gjithë në Pallatin e Brigadave/ Çfarë ndodhi në mbrëmjen e 17 janarit të Anila Bashës? Detajet e mbrëmjes ku dollitë bënë bashkë miqtë dhe rivalët e medias, politikanë dhe biznesmenë të njohur.
Zgjedhjet e 11 Majit, demokratët të bashkuar, opozita e ndarë/ Çfarë po ndodh brenda kampit të djathtë? Aleatët, partitë e reja dhe efektet para votimeve.
Parashqevi Simaku, ylli që u zhduk dhe u rikthye dramatikisht/ Nga lavdia në harresë, historia e artistës që u gjet si endacake dhe u diagnostikua me Paranojë Skizofrenike!
Erion Veliaj në derën e SPAK/ Hetimet që po i kërcënojnë karrierën politike. Nga dosja 5D te inceneratorët dhe Teatri Kombëtar, kryebashkiaku përballë akuzave të rënda.
Kur të prish punë Ismail Qemali/ Historia e Jani Vretos, studiuesi Sokol Çunga tregon “Gutenbergun e Shqipes” në të gjitha dimensionet e jetës.
Dash Shehi, Pishman për politikën, por jo për pasionin/ Një rrëfim unik nga politikani më i dashur shqiptar, për sfidat dhe familjen që e ka mbajtur larg tundimeve të politikës!
Shqipëria dhe futbolli europian, Viti 2025 në fokus/ Kampionati Europian për 17-vjeçarët dhe mbledhja e UEFA-s në Tiranë. Çfarë do të thotë ky vit për futbollin shqiptar?
Për më shumë shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes prej 20 dhjetorit dhe shkarkoni aplikacionin tonë për lajme që ju duhen e kur ju duhen!