Revista Newsbomb – Gusht 2024

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

3 vjet në botim revista Newsbomb.al. Një falenderim dhe rrugëtim përmes aperturave të këtij botimi të veçantë në llojin e vet gjatë këtyre viteve

51 ministrat e PS/ Skaneri i punës së të zgjedhurve nga Edi Rama në krye të qeverise për të cilët ai thotë se shqiptarët u bënë nderin e JETES: Dështuan apo çuan përpara reformat

Pse ndryshoi qeveria? A ka më Parti Socialiste apo veç kryeministër? Katër analistë të medias skanojnë maxhorancën në prag të vitit elektoral

Mirësevini në Durrës, kryeqytetin e Turizmit Shqiptar. Përpjekjet e zonjës së parë të qytetit, Emiriana Sako për të zgjidhur çdo problem të durrësakëve dhe rrethinave

Dëshmitë e Porto-Palermos: Si u kthye kalaja e bukur e Vasiliqisë në një kamp të madh internimi për 300 burra, gra e fëmijë gjatë viteve të diktaturës. Të mbijetuarit rrëfejnë tmerret pa ujë e ushqim

Joan Kapodistria/ Kush ishte shqiptari që u zgjodh president i parë i Greqisë. Brenda mureve të shtëpisë së tij në Gjirokastër dhe historia e panjohur e familjes Gjika

Tymi që nxiu Vlorën/ Djegia e mbeturinave në kulmin e sezonit turistik rihapi çështjen më të debatuar në qytetin bregdetar. Historia e fushës së djegies së mbeturinave në qytet

Lojrat Olimpike të Parisit “gradojnë” dy rusë të natyralizuar shqiptarë në Kolonelë. Çfarë u trumbetua si sukses dhe cili ishte dështimi në raport me Kosovën

Category: