Revista Newsbomb – Dhjetor 2024
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:
Ra nga qielli, edhe “profeti” i Ben Blushit/ Çfarë ndodhi në panairin e librit? Prapaskenat e Elsa Lilës dhe Helena Kadaresë, Ben Blushit e Enkel Demit në pikëtakimin e tyre me lexuesitBuxheti 2025: Rekorde në investime, pensionistët sërish jashtë loje! Si do të ndahen paratë e shqiptarëve dhe kush përfiton nga prioritetet e qeverisë në vitin e ri?
“Rilindja” që erdhi me bujë, por u shua pa zhurmë/ Ministrat dhe Politikanet që Edi Rama u dha shansin e jetës. Pse dhe si u zhdukën pa lënë gjurmë?
Mashtruesit e Mikrokredive/ Tragjedia e mijëra shqiptarëve, Skema e frikshme që i la pa shtëpi dhe pasuri. Por Kush po përfiton nga vuajtjet e tyre?
Lamtumira për Arben Tafajn. Një jetë e jetuar plot intensitet, pasion dhe miqësi. Kush ishte intelektuali i pashoq dhe si do të mbahet mend gjithmonë zemreku i orës tironse
Krishtilindje me aromë baruti/ Edhe në kohë lufte, shqiptarët shquanin dritë në terrin e përditshmërisë. Si e gjenin forcën për të ruajtur kuptimin e festave në kohë të vështira
Çfarë ka ende për të treguar Kastro Zizo? Intervista që sfidon veset dhe ringjall shpresën, një udhëtim mes dhimbjes dhe ringritjes për një akt dashurie për vetveten që nuk mbaron kurrë
Shqipëria në shortin e “ferrit”. Goglat e vënë përballë Anglisë dhe Serbisë, e shkuara dhe historia e nxehtë e Beogradit. Sa reale janë këtë herë shanset për kualifikim?
Për më shumë shfletoni revistën Newsbomb.al në të gjitha pikat e shitjes prej 20 dhjetorit dhe shkarkoni aplikacionin tonë për lajme që iu duhen e kur iu duhen!