Revista Newsbomb – Dhjetor 2023

500 L

Në numrin e 28 të Revistës Newsbomb.al do të mund të lexoni:

Kadare – 45 mijë letra kundër shkrimtarit në Akademinë Suedeze dhe një rrëfim i tij për përjetimin antiNobel

Ndarja Mbretërore/ Për Elian nuk ka më Tiara. Princesha në prag të divorcit me Princ Lekën, nga dasma përrallore tek lindja e Geraldinës

Mbreti Zog/ Si festohej mes ballosh pariziene festa e vitit të Ri. Gazetari amerikan: Nuk kuptoja vendasit që fiknin cigaret në tapetet persiane!

Portret i paautorizuar/ Argita Berisha, rikthimi në politikë i “Berishës 4”. Kush është vajza që po ngjitet në podin e demokratëve

Bilanci ekonomik 2023/ Kush ishin ata që fituan dhe humbësit e mëdhenj, nga kompanitë miliardere te prodhuesit që falimentuan

Kombinati i Sheqerit Maliq/ Historia e fabrikës që lindi nga këneta për të sheqerosur shqiptarët nën rrëfimin e punëtorëve

Euro 2024, Armando Sadiku golshënuesi i vetëm i europianit 2016 tregon emocionet e sfidës së re dhe pritjen e gjatë për një ftesë

Ballkani i bashkuar/ Nga fillimet e idesë në vitet ‘900 tek dështimi i “Open Balkan”, kush ka qenë qëndrimi i shqiptarëve

Intervista/ Erenik Beqiri, regjizori i heshtur që rrëmbeu çmimin e parë në Festivalin e Venecias: Pse zgjodhi temën e emigrimit!

Category: