Revista Newsbomb – Shkurt 2025
500 L
Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al, do të lexoni:
Prangat e Veliajt trondisin politikën shqiptare/ Goditje e madhe për Partinë Socialiste me arrestimin e kryebashkiakut. Si do të jetë skenari për zgjedhjet e 11 Majit?
Ministrat, rrogëtarë të qeverisë/ Bilanci financiar i kabinetit Rama. Sa kanë kursyer dhe shpenzuar ministrat e si menaxhojnë pasuritë? Një analizë mbi deklaratat zyrtare
Himara gati për sezonin turistik/ Nga rrënjët e traditës te vizioni modern, Kryebashkiaku Vangjel Tavo rrëfen amanetin dhe misionin për transformimin e qytetit bregdetar në destinacionin e ëndrrave
Damasku, kryeqyteti i paqes së humbur/ Siria përmes fjalëve të Khalifa-s dhe syve të Fevziut, një reportazh që sjell realitetin e harruar
Spiunët e televizionit/ Nga skena në dosje sekrete – Newsbomb.al sjell ekskluzivisht emrat dhe historitë e spiunazhit në televizion, ku gazetarë, muzikantë dhe regjisorë survejoheshin nga sistemi! Çfarë fshihej pas përgjimeve të tyre?
Këpucët e bardha të dasmës dhe letra dashurie/ Kur zemrat nuk komandohen. Historia e dashurisë në letra nga Dritëro Agolli te Maria Gorizia
Si po ndryshon “Shkodra Elektronike” skenën muzikore shqiptare? Fituesit e Festivalit të RTSH-së në një rrëfim ekskluziv, Beatriçe dhe Kolë zbulojnë të pathënat!
Për më shumë shfletoni revistën Neësbomb.al në të gjitha pikat e shitjes prej 20 shkurtit dhe shkarkoni aplikacionin tonë për lajme që ju duhen e kur ju duhen!