Revista Newsbomb – Prill 2024

500 L

Në numrin e ri të revistës Newsbomb.al do të lexoni:

1.
Elia, pasuria e humbur prej princeshe. Revista Newsbomb.al sjell ekskluzivisht kontratën e zgjidhjes së martesës në janar 2024 dhe kontratat financiare mes Princ Lekës, Elias e Geraldinës. Zbulohen arsyet e sherrit dhe divorcit publik

2.
Tronditja e Bashkisë Tiranë/ Tre analistë, Arian Çani, Erl Murati e Ben Andoni komentojnë zhvillimet te maxhoranca. Dakordësi Rama – Veliaj apo ndarje “e butë” mes tyre?

3.
Profili i një gazetari që qëndron me “Opinion” 27 vjet në Ekran. Rrëfimi i Blendi Fevziut: Pasioni për udhëtimet dhe si po qëndron për të mos humbur me politikën. Pse nuk e ka ftuar ende Erion Veliajn?

4.
Butrinti, Teatri i Kukullave, Galeria e Biblioteka Kombëtare në syrin e Blendi Gonxhes: Ju rrëfej projektet e mia për Kulturën

5.
Shebenik, Parku me Yje meteorësh që bien nga qielli, me Ahun 300 vjeçar e me specien e Veçantë, Rrëqebullin e Ballkanit. Kryebashkiaku Disha një plan emergjent për ta kthyer Parkun Kombëtar në destinacionin e ri turistik

6.
Zhaku, vajza rebele dikur një rrëfim pasionant për familjen, djalin, por edhe jetën e re në Gjermani. Pse iku nga Shqipëria e çfarë mendon për shoqërinë shqiptare

7.
Sa na kushton korrupsioni në Shqipëri? A jemi mësuar me të? Kush janë format që po aplikohet dhe cila është receta për ta luftuar?

8.
Historia e Shqipërisë së Varfër të 1924. Si u projektua revolucioni i Qershorit e kush ishin temat kryesore që trajtonte shtypi i kohës

9.
Futbolli i Vajzave – trendy i ri që po thyen tabutë në Shqipëri: Një analizë e plotë nga trajneri i kombëtares Armir Grima dhe synimet e Kombëtares Shqiptare

Category: