Me një jetë të vështirë që në fëmijëri, pak bukë në tryezë e vetëm me një baba që punon për gjithë familjen. Kësi historish të futbollistëve të mëdhenj i kemi ndeshur shpesh kohët e fundit. Sepse, ëndrra, dëshira, pasioni, vullneti, janë karakteristika të këtyre fëmijëve që duan të shkëlqejnë. Sot Jasir Asani është 28 vjeç. Predha e tij nga 25 metra distancë në golin ndaj Polonisë, ngriti peshë 22 mijë zemra tifozësh në stadium dhe miliona të tjerëve që e ndiqnin nga televizioni. Por baba dhe nëna e Jasirit nuk ishin në stadium. Mes emocionesh, ai rrëfen telefonatën me ta: Na ke nderu bir, ajo fanellë është shumë e rëndë!
Kisha folur rregullisht me të. Pas largimit nga Shqipëria, bisedonim shpesh, ndër të paktët që ruan thjeshtësinë njëjtë si në vendin tonë. Para ndeshjes me Poloninë e pata paralajmëruar se do të shënonte dhe vetëm ashtu siç di ai. Ishte disi i emocionuar: “Kismet vllaçko. Inshallah, n’shpresë të Zotit”. Nuk donte të kalonte në eufori. Mbrëmja e së dielës erdhi shpejt. Zbriti në fushë si titullar dhe po markohej mirë fillimisht nga Polonia. Një moment u harrua dhe e majta e tij e hidhur shkundi rrjetën prej 25 metrash të portierit kundërshtar. 22 mijë zemra u “ngritën peshë”. Mbrëmja ishte e tij. Jasir Asani kishte bërë për vete të madh e të vogël, ku bashkë me Mirlind Dakun përfunduan më shumë se gjysmën e autostradës për Gjermani.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.