Regjimi i Enver Hoxhës dhunoi sistematikisht të drejtat e njeriut, por viktimat e këtij sistemi nuk ishin vetëm minoritetet. Në një sistem ku mohohen të drejtat e njeriut të gjithë janë viktima. Kjo është historia e çamëve që u dënuan dhe e grekëve që u pasuruan. Gjithçka në jug të Shqipërisë.
Ishte viti 1960 kur diktatura nisi një fushatë të egër kundër shqiptarëve të Çamërisë. Grupe në të gjitha qyetet e vendit ku kishin ndërtuar jetën, çamët nisën të goditeshin si shkak i një komploti që u sajua nga pushteti socialist i asaj kohe. Sipas skenarit të thurrur, këta individë bashkëpunonin me agjentë të huaj për të rrëzuar shtetin socialist në Shqipëri. Atë kohë, Enver Hoxha deklaroi se Jugosllavia, Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin pikërisht këtë qëllim dhe po shfrytëzonin shqiptarët që të realizonin synimin e tyre për rënien e komunizmit. Një ngjarje në Konispol do të bëhet vendngjarja e këtij komploti të sajuar. Enver Hoxha filloi të akuzonte të gjithë çamët me pushtet se po bashkëpunonin me këto tri shtete për të rrëzuar komunistët nga pushteti. Asnjë dokument i mëvonshëm nuk e vërtetoi këtë. Koha tregoi se me Çamëve dhe Greqisë nuk kishte asnjë skenar agjenture, as me Jugosllavinë. Kjo ishte vetëm një alibi e Enver Hoxhës për të “prerë” kokat e çamëve. Për këtë komplot ka shkruar një libër edhe Kastriot Dervishi që e quan këtë manovër të pushtetit të asaj kohe kështu: “Diktatura nuk la çam antifashist pa dënuar, një dënim me anë të së cilit regjimi i shërbeu propagandës greke të cilën e quante monarko-fashiste”. Por, përpara se të kalojmë në vitet 1960 dhe dënimet e atëherëshme, do të duhet të shpjegojmë sfondin politik e atë gjeografik. Dy ngjarjet që do t’ju rrëfej kanë sfond jugun e Shqipërisë, por Konispolin veçanërisht, si pikë ku nisin e marrin jetë këto histori.
Mbështetni autorët dhe abonohuni në përmbajtje
Këto artikuj janë premium. Zhbllokoji për të lexuar të gjithë artikullin.